17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Liman Morina

Malishevasot: Për qytetarët që nuk ju njohin,kush jeni dhe nga vini?

Morina: Unë jam Liman Morina dhe vij nga fshati BURIM i Komunës së Malishevës!

Malishevasot: Si ka lindur “ideja” për të luajtur futboll dhe që sa vite luani futboll?

Morina: Mendoj që të luash futboll nuk është një ide por një talent që edhe mua më ka ndjekur prej që kam lindur e mendoj të vazhdoj i tillë.

Malishevasot: Sa vjeqar jeni dhe çfarë numri mbani në fanellë?

Morina:Jam 20 vjeqar dhe mbaj numrin 7

Malishevasot:Në qfarë pozicioni luani?

Morina:Sulmues i krahut të djathtë e të majtë.

Malishevasot: Mendimi juaj për tifozërinë e re “TORNADO” a shpreson që keni me i bërë të ndihen krenar me klubin FC MALISHEVA?

Morina: Mendoj që do ti bëjmë krenarë,jo vetëm tifozërinë “TORNADO” por gjithë qytetarët ane mbanë Malishevës.

Malishevasot: A mendon që në Kosovë i keni mundësitë e mira,për të qenë të sukseshëm në futboll?

Morina: Duke u bazuar në futbollin kosovar,ai është në rritje ditë e më shumë, mu për këtë mendoj që do rriten edhe prespektivat e sportit kosovar.

Malishevasot:Synimi juaj për të ardhmen,a shpresoni për inkuadrim në Evropë?

Morina: Shpresoj të arrij majat e suksesit,e natyrisht pse jo,gjithqka është e mundur!

Malishevasot: Çfarë i mungon futbollit kosovar,veçanarisht infrastrukturave sportive në Malishevë?

Morina: Mungojnë shumë gjëra por gradualisht janë duke u përmisuar shumica prej tyre.Ashtu siq e keni cekur edhe ju,ka nevojë më së shumti për infrastrukturë.

Malishevasot: A do sakrifikonit “dashurinë” për futboll,apo të kundërtën?

Morina: Sipas meje,njëra pa tjetren nuk bën.

Malishevasot: 10.Cilat janë raportet tuaja mes teje dhe stafit e lojtarëve tjerë të FC MALISHEVA?

Morina: Raportet i kemi shumë të mira,tashmë mund them lirisht që jemi bërë si një familje.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles