17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Yoan Marc-Olivier

Malishevasot: Si quheni dhe nga vini?

Olivier: Unë quhem,Yoan Marc Olivier,dhe vij nga London,në Angli.

Malishevasot: Pse keni zgjedhur klubin e FC MALISHEVA,për të qenë pjesë e saj?

Olivier:Ambiciet e klubit përputhen me ambiciet e mija,është një qytet i bukur me njerëz të këndshëm.

Malishevasot: Që sa vite luani futboll?

Olivier: Unë luaj futboll qysh nga mosha 6 vjeqare.

Malishevasot: Çfarë po ju pëlqen tek Malishevasët dhe a po ju respektojnë?

Olivier: Këta njerëz janë miqësorë

Malishevasot: A mendoni që ka racizëm në Kosovë,veçanarisht në Malishevë?

Olivier: Në Kosovë jo aq shumë,në Malishevë mendoj që ata nuk kanë parë asnjëherë njerëz të zinjë,dhe kur na shohin nuk dinë si të sillen e as veprojnë kur shohin një njeri të zi.

Malishevasot: Sa vjeq jeni dhe çfarë pozite nbani në futboll?

Olivier: Unë jam 21 vjeqar dhe jam një sulmues. Anësori i majtë dhe krahut të djathtë.

Malishevasot:Si ju duket Ekipi i Fc Malishevës,a po ju respektojnë,sidomos lojtarët?

Olivier: Ekipi është në rregull ende i ri si klub,por kështu jam duke u mësuar,e disa lojtarë më kanë mirëpritur shumë mirë.

Malishevasot:Si e përshkruani futbollin ju si futbollist?

Olivier: Futbolli është art për mendimin tim. Duhet të jesh i lirë dhe ta shijosh para çdo gjëje. Po si profesionist ka gjëra që vijnë para saj, por gjëja kryesore është të shijosh atë që bën, sepse nëse nuk të pëlqen nuk ke pse ta bësh.

Malishevasot: A ju pëlqen ushqimi në Kosovë,dhe si e përshkruani këtë vend?

Olivier: Ushqimi është i mirë gjithashtu njerëzit janë të mirë është ende një vend në zhvillim.

Malishevasot: A shpresoni të inkuadroheni në Evropë,ju si futbollist dhe si klub?

Olivier: Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu për të luftuar për Evropën, ne kemi një ekip të talentuar dhe ky është qëllimi për të konkurruar për të bere një vend në Evropë.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles