17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Jetmir Kacoli

Malishevasot:Nga jeni dhe sa vjeq jeni?

Kacoli: Vij nga qyteti i Gjakovës dhe jam 23 vjeqar.

Malishevasot:Nga cila moshë keni filluar të luani futboll?

Kacoli: Nga mosha 8 vjeqare

Malishevasot: Numri juaj që mbani në fanellë?

Kacoli: E mbaj numrin 14

Malishevasot:Çka ju bën përshtypje në futbollin kosovar?

Kacoli: Futbolli në vitet e kaluara me të vërtetë ka qenë i vështirë,tashmë në vitet e fundit ka më pozitivitet dhe ka pasur ngritje,pjesmarrja e 4 ekipeve në Evropë tregon mirë që çdo sezon të ketë ngritje të nivelit.

Malishevasot:A keni shpresë që ekipi i fc Malishevës do arrijë të inkuadrohet në Evropë?

Kacoli:Ekipi i Malishevës është ekip i ri në Superligë,por me këtë grup të lojtarëve që jemi dhe me punën e shtabit teknik,gjithmonë mbetet e hapur mundësia për një vend që na dërgon në Evropë!

Malishevasot: Çka vlerësoni personalisht,tek trajneri Arsim Thaçi dhe stafi në përgjithësi?

Kacoli: Puna profesionale që ka sjellur në klub traineri Arsim Thaçi tregon mirë suksesin e vitit të kaluar dhe sukseset e këtyre ndeshjeve,puna e trajnerit në klub ka sjellur një frymë të re në klub dhe mentalitet gjithmonë fitues.

Malishevasot: A jeni zënë ndonjëherë me ndonjë prej klubit përfshirë edhe stafin,dhe si janë raportet e juaja me lojtarët?

Kacoli:Jo nuk ka ndodhur asnjëherë,jemi një grup i mirë dhe kemi raporte të mira me njëri tjetrin.

Malishevasot: Çfarë pozite luani?

Kacoli: Pozita ime është mbrojtës i majtë dhe i djathtë.

Malishevasot: Cili është synimi juaj i së ardhmes,sa i përket futbollit?

Kacoli: Synimi im eshte qe mos t’ndalem duke punuar per ti prekur majat e suksesit ne futboll.

Malishevasot:Nëse nuk do mirreshe me futboll,me qka do të mirreshe ?

Kacoli: Gjithsesi me diqka qe lidhet me boten e sportit .

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles