17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Ardian Hoti

Malishevasot:Ju lutem,a mund të na tregoni kush jeni dhe nga vini?

Hoti: Ardian Hoti,kam lindur dhe jetoj në Prishtinë.

Malishevasot: Nga cila moshë keni filluar të mirreni me futboll?

Hoti: Nga mosha 7 vjeqare

Malishevasot: Sipas jush,a mendoni që meritoni më shumë,sa i përket kushteve sportive,pra kur flasim për Stadiumin,e shumë tjera kushte që
duhen?

Hoti: Natyrisht,gjithmonë është mirë të kemi kushte të mira sportive,shembull STADIUMIN,pasi aty shprehim aftësitë tona individuale dhe ato ekipore.

Malishevasot:A jeni i lumtur që jeni pjesë e këtij klubi?

Hoti: Po jam i lumtur!

Malishevasot: A keni pasur ndonjëherë lëndime apo  “justifikime” tjera që ju kanë kushtëzuar pjesmarrjen në ndeshje apo stërvitje ?

Hoti: “JUSTIFIKIME” asnjëherë,lëndime po kam pasur,të vogla,por lëndimi më i madh ka qenë këputja e ligamentit ACL dhe kam qenë jashtë futbollit 5/6 muaj,por ky rast ka ndodhur para 2 vitev.

Malishevasot: Cilin numër e mbani në fanellë dhe në çfarë pozite luani?

Hoti: Luaj si qendërmbrojtës,dhe e mbaj numrin 4

Malishevasot: Tashmë që jeni në Superligë,a beson që nga viti i ardhshëm do jeni pjesë e Evropës?

Hoti:Po,si fillim do zhvillojmë lojëra të bukura në kampionat,e të marrim pikë sa më shumë pasi jemi ekip fillestar,i ri,pasi që për Malishevën është hera e parë,pjesmarrja në Superligë,dhe si të na jepet mundësia pse jo!

Malishevasot:Ku keni vijuar mësimet,dhe me qka merreni aktualisht jashtë futbollit?

Hoti:Mësimet i kam vijuar në shkollën fillore “Naim Frashëri” e në shkollën e mesme,në gjimnazin “Xhevdet Doda” si dhe jam i diplomuar në fakultetin e ED.FIZIKE,SPORT DHE REKREACION,të gjitha atje në Prishtinë.Momentalisht vetëm me futboll merrem.

Malishevasot: Çka i mungon sportit kosovar sipas mendimit tënd?

Hoti: Mendoj,infrastruktura,si stadiumet tribunat etj..

Malishevasot: Cili është objektivi juaj kryesor për këtë sezon?

Hoti: Objektivi im kryesor eshte qe te luaj , ti ndihmoj ekipes dhe te kemi rezultate si individuale ashtu dhe ekipore te mira , dhe sipas lojerave te mire te dal ne Evrope .

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles