17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Gentian Binishi

Malishevasot: Kush jeni dhe nga vini?

Binishi: Jam Gentian Binishi nga Fshati Banjë,Komuna e Malishevës!

Malishevasot: Sa vjeqar jeni dhe ku jetoni aktualisht?

Binishi: Jam 24 vjeqar dhe aktualisht jetoj në fshatin Banjë.

Malishevasot: Cilin numër e mbani në fanellë?

Binishi:E mbaj numrin 21

Malishevasot: Pra se të vinit në FcMALISHEVA,a keni qenë pjesë e ndonjë klubi tjetër?

Binishi: Po natyrisht që kam qenë pjesë e klubeve të tjera,por besoj që më me rëndësi është ajo ku jam tani!

Malishevasot: Cila është e veçanta juaj,që ju bën të dalloni nga të tjerët lojtarë?

Binishi: Nuk e shoh veten ndryshe nga të tjerët,ne të gjithë punojmë për një synim të përbashkët,që të arrijmë fitore në çdo ndeshje.

Malishevasot: A e ka merituar FC MALISHEVA,”hyrjen” në Superligë,dhe a besoni që do kaloni në “Evropë”?

Binishi: Merita e klubit së Malishevës,flet me rezultatet e shkëlqyera që i ka pasur në ligen e parë,por tashkë që jemi në Superligë,jemi të parët në tabelë dhe kemi një ekip cilësor dhe nëse vazhdojmë me këtë sukses është e pa shmangshme hyrja në Evropë.

Malishevasot; Përveç sportit me çka merreni gjatë jetës së përditshme?

Binishi: Mund them që SPORTI është vetë jeta ime,përkushtimi puna e sakrificat janë aq të mëdha sa që nuk do na mjaftonte një sqarim i vogël këtu,çdo e përditshme është gjithqka rreth futbollit.

Malishevasot: Në storien që kemi hedhur,për të ju nënshtruar pyetje,shumica e qytetarëve ju janë konsideruar si “MESSI I MALISHEVËS” a do donit një emërtim të tillë?

Binishi: Është privilegj të krahasohesh me një lojtar siq është MESSI,por gjithsesi ndihem i lumtur që bashkvendasit e mi janë të kënaqur me atë që unë e shfaqi në fushë,dhe është emërtim i madh,kush nuk do donte të ishte “MESSI”,mirëpo në fund të fundit unë jam GENTIAN BINISHI i MALISHEVËS.

Malishevasot: Çfarë pozite luani?

Binishi: Pozita ime është SULMUES KRAHU,dhe MESFUSHOR SULMUES!

Malishevasot: Si ndjeheni kur luani për Malishevën,dhe çfarë mendimi keni për Malishevasët?

Binishi: Ndjenja të luaj për Malishevën është e madhe,më e madhe sa nuk mund ta përshkruaj unë. MALISHEVASËT në përgjithësi janë këmbëngulës dhe janë mikpritës me vlera të mëdha njerzore,faleminderit të gjithëve për përkrahjen dhe motivimin që e kam në këtë klub.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles