17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për Edison Mazreku

Malishevasot: Për personat që nuk ju njohin,ju lutem na tregoni nga vini dhe sa vjeqar jeni?

Mazreku: Përshëndetje,jam Edison Mazreku,23 vjeqar nga Komuna e Malishevës.

Malishevasot: Në cilin shtet evropian jetoni dhe a do jetoni tash e tutje në të dyja shtetet,apo vetëm në Kosovë?

Mazreku: Kam lindur në Gjermanin,kam jetuar atje,por tash meqenëse jam lojtar i FC MALISHEVA,do jetoj në Kosovë!

Malishevasot: Para se të bashkoheshit në FC MALISHEVA,në cilin klub keni luajtur?

Mazreku: Në Gjermani kam përfunduar shkollën e futbollit në SV WERDER BREMEN,ekipi i futbollit ku kam luajtur ka qenë FC OBERNEULAND,pikërisht në Gjermani.

Malishevasot: Në cilën pozitë në futboll,luani?

Mazreku: Luaj sulmues i krahut,dhe në qendër.

Malishevasot: A ju përkrah FAMILJA në këtë drejtim,dhe si ndihen ata kur shohin që ju jeni duke avancuar në këtë fushë?

Mazreku: Po jashtëzakonisht,shumë ndihem mirë dhe pa përkrahjen e Familjes nuk do isha këtu dhe ata ndihen shumë krenarë me sukseset e mia.Malishevasot:

Malishevasot: Cilat janë ndjenjat tuaja kur luani për qytetin tënd,dhe a shpreson që dikur emri i Malishevës do ngritet lartë?

Mazreku: Po ndihem shumë krenar,së pari që luaj për klubin,ku ka luajtur edhe babai im Hasim Mazreku,e dua të vazhdojë deri të mbrërrijë majet e suksesit,madje shpresoj shumë shpejtë

Malishevasot: Raportet tua me klubin në përgjithësi,si janë?

Mazreku: Raportet janë shumë të mira,me gjithe lojtaret e FcMALISHEVA,dhe ndihem shumë krenar që luaj për Qytetin tim!

Malishevasot:A besoni që do arrini të kaloni në “Evropë” si klub,cilat janë parashikimet e tua,si lojtar?

Mazreku:Duke pasur parasysh qe Fc Malisheva ka arritur qe te hyje ne superligë per nje periudh shum te shkurte na jep vetbesim qe te arrijm ne majet e futbollit kosovar pse jo te marrim pjes edhe ne garat evropiane me ndihmen e trajnerit ton Arsim Thaqit ,stafit dhe tifozve tone .

Malishevasot: Cilin ekip e simpatizoni?

Mazreku: Manchester United

Malishevasot: Përveç futbollit,me çfarë merreni gjatë jetës suaj,së përgjithshme?

Mazreku: Momentalisht jam i fokusuar vetëm tek futbolli 100% dhe dua ti bëjë krenar Familjen time dhe gjithë tifozërinë TORNADO.

Mazreku; Ju falenderoj per pytjet
Dhe dua ti pershendes se pari Familjen time dhe te gjithe tifozet e klubit Fc Malisheva

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles