17.2 C
Malisevo
Wednesday, October 20, 2021

10 pyetje për ALTIN ALIU

Malishevasot: Që sa kohë jeni pjesë e FC MALISHEVA?

Aliu: Që 1 vit,jam pjesë e klubit së FC MALISHEVA.

Malishevasot: Në çfarë formë fizike jeni momentalisht,dhe a mendoni që traineri është i bindur të ju inkuadrojë në lojën e ardhshme kundër DRITËS?

Aliu: Sa i përket formës fizike besoj që kam mjaft pregaditje fizike dhe po ashtu shpresoj të kem minutazh në ndeshjen kundër Dritës,natyrisht në të cilën vendos TRAINERI.

Malishevasot: A mendoni që si klub keni fond të mjaftueshëm lojtarësh për në Superligë?

Aliu: Fondi lojtarëve që kemi në ekip dhe konkurrenca mbrenda saj,do jetë e fortë për çdo kundërshtarë që do ndeshemi

Malishevasot:Cilat janë raportet tuaja me lojtarët e tjerë mbrenda klubit dhe stafin në përgjithësi?

Aliu:Ne jemi një klub,një ekip ku ka shumë harmoni dhe per kete tregon edhe loja,qe secili eshte ne gjendje të ndihmojë shokun e vet,jemi të bashkuar.

Malishevasot: A jeni i lumtur që jeni pjesë e ekipit së FC MALISHEVA?

Aliu: Po jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi.

Malishevasot: Sa jeni të kënaqur me tifozërinë Malishevase dhe në veçanti me tifozërinë TORNADO e cila po ju përkrahë në çdo ndeshje madje edhe stërvitje?

Aliu: Mund them që tifozëria është “lojtari i 12-të i ekipës” prandaj edhe tifozëria TORNADO me përkrahjen e tyre na japin motivim në çdo ndeshje që të jemi të bashkuar!

Malishevasot: Po qyteti i Malishevës,respektivisht qytetarët e saj si ju duken?

Aliu: Qytetarët me të cilët aq sa jam takuar ta dojnë të mirën si lojtar por edhe si qytetar.

Malishevasot: Sa vjeqar jeni?

Aliu: Jam 21 vjeqar

Malishevasot: Cili është klubi që ju e simpatizoni ?

Aliu: Arsenali

Malishevasot: Ku e shihni veten në të ardhmen?

Aliu: Normale,shpresoj të luajë në Evropë.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

21,985FansLike
2,507FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Latest Articles